05,02,2025

Premtimi i lojtarëve të Kroacisë nëse fitojnë titullin e Kupës së Botës

Must Read

Kroacia ka arritur të kualifikohet për në finale të Kupës së Botës, pasi mposhti 2:1 Anglinë në gjysmëfinale.
Në finalen e së dielës, Kroacia do të kërkojë titullin e parë të botës, ku kanë përballë Francën.
Nëse ia dalin të mundin Francën, lojtarët e Kroacisë kanë bërë një premtim të madh për tifozët.
“Këtë herë do t’i ngjyrosim flokët, unë dhe gjithë ekipi. Jemi të lumtur për popullin tonë, ata e meritojnë këtë”, ka deklaruar kapiteni Modric.
Kujtojmë se në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ishte Ivan Perisic që kishte ngjyrosur flokët me ngjyrat e flamurit të kombit të tyre./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img