27,12,2024

Ajo që askush nga ne nuk e dinte për Ivan Rakitic një natë para ndeshjes me Anglinë

Must Read

Këtë sukses Kroacia e arriti pas fitores 2:1 ndaj Anglisë, fitore që erdhi pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Por, pak ditë pas kësaj ndeshje është zbuluar një histori interesante e që ka të bëjë me Ivan Rakitic.
Një nga lojtarët kyç të Kroacisë në këtë botëror, nuk ishte në gjendjen më të mirë para ndeshjes me Anglinë.
Lojtari që shënoi dy penallti të rëndësishme për Kroacinë ndaj Danimarkës dhe Rusisë, nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore para gjysmëfinales me ‘TreLuanët’.
“Isha i shtrirë në shtrat duke u përpjekur t’i mblidhja forcat për të mos e humbur këtë takim”, rrëfen Rakitic, që një natë para ndeshjes në trupin e tij kishte temperaturë 39 gradë, ndërsa në ditët e fundit shkaku i këtij shëndeti kishte humbur katër kilogramë.
Teknologjia dëshmoi se në ndeshjen kundër Anglisë, Rakitic vrapoi 14 kilometra, duke luajtur për 120 minuta. Një statistikë e çmendur kur merret parasysh gjendja e tij shëndetësore para këtij dueli.
“Do të luaja finalen edhe pa këmbë nëse do të ishte e nevojshme”, ka deklaruar Rakitic, duke motivuar veten para ndeshjes me Francën.
Të dielën (nesër), Kroacia do të kërkojë titullin e parë të botës përballë Francës, dhe për Rakitic kjo do të jetë ndeshja e 71-të këtë sezon./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img