12,01,2026

Vije nga Franca, vret vëllain në Lipjan

Must Read

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar për Indeksonline se personi i vrarë gjatë ditës së sotme në fshatin Tërbovc, i komunës së Lipjanit, është vrarë nga vëllai i tij, i moshës rreth 58 vjeç.
Beka ka treguar se i dyshuari është ardhur nga Franca për pushime. Sipas tij, i njëjti ka pasaportë zvicerane dhe kështu ka vrarë vëllaun e tij.
“Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllain e tij. I dyshuari ka pasaportë zvicerane. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.
Më tutje, ai ka shtuar se motivet e kësaj vrasje janë ende të paqarta./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img