30,01,2026

Kurti takohet me studentë të Universitetit Veror

Must Read

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim studentë vendor dhe ndërkombëtarë që po marrin pjesë në Universitetin Veror pranë Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.
“Ishte interesante të flisnim bashkë me studentët për temat që kanë lidhje me të majtën dhe social-demokracinë, me dallimet mes nacionalizmit ekspansionist e hegjemonist dhe atij çlirimtar e antikolonialist, si dhe për dallimet mes partive politike populiste dhe lëvizjeve politike popullore. Ne i inkurajojmë studentët t’i kryejnë punimet e tyre kërkimore mbi këto tema dhe për Kosovën, e pse jo edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe domethënien dhe ndikimin në popull e në zhvillimet socio-politike në Kosovë”, ka thënë kurti në një postim në profilin e tij në Facebook. /Indeksonline.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img