27,12,2024

Arrestohet punëtori i kompanisë së sigurimeve për falsifikim të dokumenteve

Must Read

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerr aktvendim për ndalimin e personit D.G. i arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkak të dyshimit  të arsyeshëm se nga muaji tetor 2015 e deri në muajin mars 2018, në mënyrë ta vazhdueshme gjatë kryerjes së detyrës si agjent në kompaninë e sigurimeve “Dukagjini”, dega në Podujevë, ka falsifikuar vendimet e invalidëve të UÇK-së.
Sipas prokurorisë, personi në fjalë ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbej si provë për regjistrimin e automjetit, transmeton Indeksonline.
I pandehuri D.G. personave të autorizuar të kësaj qendre ia ka prezantuar vendimin kinse personat kanë qenë invalid të Luftës së UÇK-së, edhe pse këta nuk e kanë pasur këtë status.  Me këto veprime i pandehuri D.G. ka kryer veprën penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 të KPK-së.
Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.G. pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, si dhe, rreziku i ndikimit tek të dëmtuarat dhe dëshmitarët./Indeksonline/
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img