Ishte paralajmëruar të filloj në ora 10:00, por si çdo herë tjetër, edhe sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me më shumë se gjysmë ore vonesë.
Seanca e sotme është vazhdim i asaj të mbetur gjysmë nga dje, në të cilën do të shqyrtohen shtatë pika të rendit të ditës, raporton Indeksonline.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë. /Indeksonline/