13,09,2025

Mesazhi i Kakas për Ronaldon pas transferimit te Juventusi

Must Read

Ish-fantazisti i Milanit, Ricardo Kaka është rikthyer të flasë për kampionatin italian, ndërsa është ndalur veçanërisht te ai që u quajt transferimi i shekullit, Cristiano Ronaldo te Juventusi.
“Për kampionatin italian ardhja e Cristiano Ronaldos është e shkëlqyeshme. Është një emër i madh i futbollit. Do të tërheqë vëmendjen drejt Serie A”.
“Shpresoj që kjo që ka bërë Juventus do të inkurajojë ekipet e tjera, në veçanti Milanin që më intereson që të bëjë një ristrukturim jo vetëm në fushë, por në të gjithë strukturën e klubit”.
“Mendoj se Juventus është një rast i veçantë. Pavarësisht të gjitha problemeve të futbollit italian dhe krizës në vend, arriti të ristrukturohej dhe të jetë një klub në nivel të lartë”, deklaroi Kaka.
Braziliani ka kaluar periudhën më të bukur të karrierës së tij në kampionatin italian, teksa mbërriti në vitin 2003 dhe për 6 sezone “pushtoi” botën me Milanin, duke fituar edhe Topin e Artë në vitin 2007.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img