27,12,2024

Lautaro Martinez: Pranova menjëherë, dua të lë gjurmë në Inter

Must Read

Prezantohet zyrtarisht Lautaro Martinez. Interi e ka tashmë numrin 10 sepse në këtë aventurë të re sulmuesi i talentuar argjentinas do të mbajë pikërisht një numër që te zikaltrit e kanë mbajtur kampionë të mëdhenj,numër të cilin Lautaro e mbante edhe te skuadra e tij e mëparshme Racing Club.
Për 20-vjeçarin ka patur nga i cili është frymëzuar kur ka qenë fëmijë, ndërkohë që Lautaro deklaroi se nuk ka patur dyshime për të zgjedhur Interin pavarsisht interesimit të Realit, Atleticos dhe Borussias së Dortmundit për të, transmeton “SS”.
“Gjithçka po shkon shumë mirë që nga mbrritja ime këtu. Shokët e skuadrës më kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer. Po punoj me një grup fantastik futbollistësh, me një trajner shumë të mirë dhe me shumë impenjim. Për mua janë interesuar edhe disa klube të tjera por që kur erdhi oferta e Interit nuk u mendova dy herë dhe vendosa ta pranoja menjëherë. Sigurisht i shtyrë edhe nga Diego Milito që është pjesë e stafit drejtues të Racing Club i cili më ka folur për emrin dhe rëndësinë e madhe që ka Interi si klub.Që i vogël jam frymëzuar nga Radamel Falcao më pëlqenin lëvizjet e tij në fushë dhe mbi të gjithë stili i lojës. Pse Lautaro dhe jo Martinez, emri në fanellë? Sepse mbiemri im Martinez është shumë i përhapur ndërsa Lautaro është një emër i veçantë”.
Lautaro Martinez i kushtoi arkave të Interit më shumë se 25 milionë euro ndërsa sulmuesi i talentuar nga Bahia Blanca ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin zikaltër aty ku shpreson të ndjekë gjurmët e Diego Militos.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img