Kush ia mësyn Bregdetit shqiptar, këto janë temperaturat për sot

Share

Sipas shërbimit meteorologjik, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme relativisht të nxehta në mesditë.

Në orët e mëngjesit moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në orët e mesditës përgjatë zonave malore do të shfaqen vranësirat e pakta lokalisht mesatare. Pasdite dhe në mbrëmje sërish pritet kthjellim në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/sek dhe më e theksuar në bregdet. Deti i forcës 3 gradualisht në dobësim në mbrëmje.
Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat e tyre maksimale:
Vendet Malore               13/31
Vendet e Ulëta               16/34
Vendet Bregdetare         18/33.

Të ngjashme: