Ministri Gashi, ka uruar Agim Ademin për pozitën e kryetarit të FFK-së, derisa i ofroi vazhdim të përkrahjes nga ministria që drejton.
Ai deklaroi se kuvendi zgjedhor ka qenë unik për të vazhduar punën e ish-kretarit të ndjerë Fadil Vokrrit, raporton Ekonomia Online.
“Jemi këtu për të uruar kryetarit Ademi. Një konsistencë e punës të madhe që ka bërë kryetari i ndjerë Fadil Vokrri. Ajo që është shumë me rëndësi jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe i lumtur që delegatët që kanë marrë pjesë në kuvendin zgjedhor e që kanë qenë jashtëzakonisht unik dhe të përgjegjshëm për të vazhduar punën e madhe që kishte nisur kryetari i ndjerë Vokrri”,
“Sot jam këtu për ta rikonfirmuar mbështetjen e ministrisë së sportit dhe Qeverisë së Kosovës për FFK-në dhe të gjithë futbollistët”.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se i ofroi ministrit transparencë dhe bashkëpunim, raporton EO.
“Ministri rikonfirmoi edhe njëherë përkrahjen e ministrisë dhe që do të vazhdojë bashkëpunimi. Ne i ofruam ministrit transparencë bashkëpunim të vazhdueshëm. E falënderuam për projektet, nderin dhe respektin që i është bërë Fadil Vokrrit”.
Must Read