30,04,2025

Vieri: Ronaldo te Juve? Nuk ka shpresë për rivalët në Serie A

Must Read

Ish sulmuesi i Interit dhe disa skuadrave tjera të njohura italiane, Christian Vieri, ka komentuar transferimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos në Juventus.
‘Zonja e Vjetër’ është lidhur me një transferim të pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Vieri e quan lëvizje të madhe transferimin e Ronaldos te Juventus, teksa shton se nuk do të ketë shpresa për rivalët në Serie A.
“Nëse ai vjen këtu, më nuk do të kishte shpresë për rivalët e Juves në Serie A”, ka thënë Vieri.
“Do të ishte një lëvizje e mirë, do të isha i lumtur për futbollin italian. Ai dhe Messi janë më të mirët në botë. Do të ishte një shtytje për Serie A, të gjithë do të ktheheshin për të ndjekur futbollin vendas siç ka qenë dikur. Do të ishte bingo. Ai është 33 vjeç por jo nuk do të thotë asgjë. Ai është nga Zoti. Mund të luajë pa problem edhe pesë vite”./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dorëzohen në polici dy persona për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” që ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt

Ferizaj, 30 prill 2025 Sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin "Vrasje e mbetur në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img