03,03,2025

Pacolli tregon si përfundoj në koma pas një aksidenti të rëndë vite më parë (Foto)

Must Read

Aksidenti i rëndë që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhel preku zemrën e thuajse çdo njeriu.
Por ishte edhe vetë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili shprehu ngushëllime dhe porositi të gjithë vozitësit që të kenë kujdes në komunikacion.
Pak më vonë, Pacolli ka ndarë një histori interesante të jetës së tij bashkë me të gjithë ndjekësit në Instagram.
Pacolli ka treguar se 38 vite më parë ai bashkë me vëllezërit e tij ishin aksidentuar në Slloveni teksa po udhëtonin nga Kosova për në Zvicër, transmeton Indeksonline.
Pacolli kishte përfunduar në koma përderisa për dy vite me radhë është dukur krejtësisht ndryshe.
Pacolli ka thënë e di se çfarë do të thotë shpejtësia dhe dhimbja.
Postimi i plotë:
38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë. Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13 raste të vjedhjeve dhe nëntë të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img