30,04,2025

Ujërat e zeza vërshojnë një lagje të Prizrenit

Must Read

Rreth 50 familje në rrugën “Enver Hadri” në Prizren janë në hall të madh me ujërat e zeza.
E tërë lagjja pothuajse është ndërtuar pas luftës, por asnjëherë asnjë pushtet lokal nuk ka ndërmarr masa për sistemin e ujërave të zeza.
Këta banorë thonë se për shkak të mungesës së kanalizimit, ndodhin edhe konflikte mes vet banorëve, sepse ujërat e zeza s’ka kush t’i ndalojë, dhe për këtë çështje disa herë ka qenë e detyruar të intervenoj edhe policia.
Ata kërkojnë urgjentisht jo vetëm nga dikasteri kompetent, por edhe nga kryetari i Prizrenit që të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi jetik për ta, raporton televizioni publik.
E Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren është e njohur me problemin, ndërsa ka angazhuar një operator ekonomik që të hartojë një projekt për rregullimin e kanalizimit. Mirëpo ky operator po has në vështirësi për shkak se disa banorë nuk po e lejojnë punën në parcelat e tyre. Pritet që të gjendet një gjuhë e përbashkët në mes të palëve për zgjidhjen e problemit në fjalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt shfuqizon Planin Zhvillimor Komunal 2017–2025

Është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img