04,07,2025

Babai i yllit të Gjermanisë: Djali im duhet të largohet menjëherë nga Kombëtarja

Must Read

Babai i Mesut Ozil, Mustafa, ka udhëzuar djalin e tij të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Ai i ka quajtur të turpshme ofendimet drejt Ozilit, përcjellë “Lajmi.net”.
“Nëse do të isha në vendin e tij, do të thoja “mjaft më”. Mesut është fyer dhe zhgënjyer para Botërorit, në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë. Askush nuk i doli në mbrojtje edhe pse ka 9 vjet që luan me fanellën e Gjermanisë”, deklaroi Mustaf.a
“Njerëzit gjithnjë shprehen se nëse Gjermania fiton kjo është meritë e grupit, por nëse humbet kjo ndodh për faj të Ozil. Kjo është e turpshme”.
“Mesut ka qenë një shembull gjatë gjithë këtyre viteve, ndaj po krijohet një situatë absurd. Ai e do Gjermaninë dhe e ka treguar gjithnjë këtë gjë, ndaj nuk është e ndershme ky trajtim që po i bëhet”.
“Nuk është hera e parë që Mesut del në fotografi me erdogan, por politika nuk ka përse të përzihet në çështjet private të lojtarit. Ne nuk jemi marrë asnjëherë me politikë, Mesut është një sportist dhe futbolli nuk ka të bëjë me politikë”, shtoi ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img