Ilir Tafa ishte edhe pjesë e një ndeshje të njerëzve të njohur në Old Trafford për të luajtur një ndeshje reviale që përbëhej nga yjet e skenave botërore.
Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 15 maj të këtij viti dhe në të kishin luajtur edhe legjendat e Manchester United si: Ryan Giggs dhe Gary Neville.
Por, nuk është vetëm kaq. Tafa sot ka evokuar një kujtim nga atë se cka i kishte thënë atij ish trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal për Januzajn.
Ky është postimit i tij:
Çka me tha Louis van Gaal për Jonuzajn!
Po lexoj se po flitet për Januzajn se a është kosovar a belg? Njeriu lind me një identitet. Jonuzaj është ai që është e jo ai që e bëjmë ne. Disa po thirren në emra të mëdhenj të futbollit, duke përmendur Louis van Gaal etj. se Januzaj e mohon kombin e vet dhe nuk ka karakter të forte!
Nuk e kam me të dëgjuar, por ju them nga takimi im me shumicën e yjeve të Manchesterit ku pata nderin të isha i ftuar e të luaj në Old Traford, me yjet e Manchesterit (ata nuk e kuptonin politikën si ne), sigurisht “më të prapambetur”, flisnin për sport. Kam biseduar me të gjithë kemi drekuar e darkuar së bashku, kemi luajtur futboll së bashku… atyre nuk u thoshte gjë fakti që unë jam kosovar, por kur u tregova se jam nga vendi prej nga vjen Adnani, atëherë e kuptova vlerësimin e tyre për të, e pastaj edhe për mua.
I kam takuar yjet e Futbollit si Van Gaalin, Geri Nevillin, Brajan Robsonin, Rajan Giksin ,Denis Irwin ,Andy Cole, e shumë të tjerë të gjithë më kanë thënë se Adnan Jonuzaj është djalë me karakter dhe shumë punëtor, dhe se na ka folur shumë për Kosovën. Madje, kur unë i ofrova ta vizitojnë Kosovën, ata më thanë se kishin pasur kërkesë edhe nga Adnani që të shikojmë të organizojmë një ndeshje miqësore në Kosovë!
Ata me të cilët unë kam biseduar, Adnanin e kanë njohur vetëm si kosovar e shqiptar, e unë i kam takuar të gjithë përfshirë kryetarin e klubit, kryesinë e lojtarët e mëhershëm e të tanishëm.
Andaj ne, do të ishte mirë t’ i rregullojmë stadiumet tona, të investojmë në lojtarë të rinj, kurse për prezantim të Kosovës jashtë e kemi Januzajn e lojtarët e tjerë si Shaqirin, Xhakën, Behramin e Zhegrovën.
Pra, keni mirëkuptim se Adanani nuk di politikë, por di futboll, se po të dinte politike do ta kishte bërë shqiponjën me gishta jo vetëm për golin kundër Anglisë, por edhe në aut e korner.