27,12,2024

Komisioni parlamentar thotë se zbuloi një rrjet kriminel në Inspektoratin Policor

Must Read

Prokuroria e Shtetet heq përgjegjësinë nga ish-kryeinspektori i Policisë Kosovës, Hilmi Mehmeti për ushtrim të ndikimit gjatë kohës se ishte kryeshefi i IPK-së.

Prokurori i Themelores në Prishtinë, Feti Tunuzliu, thotë se nuk ka arritur të gjejë fakte që e vërtetojnë dyshimin se Mehmeti kishte ushtruar ndikim gjatë një konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve, kur Mehmeti kishte tentuar ta punësonte kushëririn e tij.

“Duke iu referuar rrethanave të rëndësishme të dala prej provave materiale, prej dëshmive të dëshmitarëve, përfshirë edhe raportin policor, organi i akuzës vlerëson se në veprimet e të dyshuarit nuk rezulton përgjegjësia penale ndaj tij, sepse me asnjë veprim i njëjti nuk ka manifestuar dashje – direkte apo eventuale për ta kryer veprën penale “ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPK-së. Po ashtu, nga një analizë e këtillë rrjedh përfundimi se nuk ka elemente për inicimin e procedurës penale lidhur me rastin konkret”, thuhet në përgjigjen nga Prokuroria e Shtetit.

Por, pavarësisht kësaj, Mehmeti përfundimisht është shkarkuar nga pozita e kreu të IPK-së.

Më 21 qershor Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi e shkarkoi atë me arsyetimin se kishte keqmenaxhuar me detyrën në IPK, ku kishte përmendur dhe listuar procedurat e këtij konkursi dhe raportin e auditor të brendshëm të MPB-së.

Madje është shpallur edhe konkursi për përzgjedhjen e kryeshefit të ri të IPK-së

Kohavisioni ka kërkuar sqarime nga Ministria e Brendshme dhe ministri Gashin se mbi çfarë baze është shkarkuar Mehmeti, pasi prokuroria thotë se ai është i pafajshëm por nuk ka marrë përgjigje.
Paralelisht me Prokurorin edhe Komisioni Parlamentar për mbikëqyrjen e IPK-së kishte krijuar një Komision për të monitoruar zbatimin e ligjit brenda IPK-së, pas skandalit që plasi me konkursin për Inspektor në IPK-ë.

Por, Selimi ka theksuar se e keqja më e vogël brenda Inspektoratit ka qenë Mehmeti. Ai thotë të jenë shokuar me gjetjet në këtë mekanizëm, për çka edhe kanë hartuar një raport.

Sipas tij, problemi qëndron në faktin se nuk kanë kujt t’ia dorëzojnë atë, pasi gjatë monitorimit, kanë zbuluar një rrjet kriminal brenda tij, por që shtrihet edhe në Prokurorinë e Shtetit.

Komisioni Parlamentar ka vendosur që të vazhdojë të monitorojë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe ka gjasa që të nisë edhe një hetim parlamentar rreth tij./Koha.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img