26,12,2024

U përurua nga Qeveria dhe dy komuna  por tani nuk mirëmbahet nga asnjëra

Must Read

Ferizaj.06.07.2018. Para dy vitesh rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan, me vendimin e Qeverisë së Kosovës u emërua me emrin e djalit t ëish nënkryetarit të SHBA-ve , Joe Biden, Beau Biden.

Me këtë rast pos përfaqësuesve të Qeverisë, morën pjesë dy kryetarët e komunave të cilat i lidhë kjo magjistrale,  Muharrem Svarqa   dhe Lutfi Haziri, ku edhe u përurua  një përmedore me mbishkrimin e emrit të  Beau Biden.

Por pas përurimit zyrtarë  si duket më për dy vite u harrua që kjo pjesë, përmendorja dhe hapësira për rreth sikur u harrua, nuk po mirëmbahet nga askush.

Një kohë të gjatë  për mirëmbajtjen e kësaj pjese u kujdes në baza vullnetari  kompania “Kopshti i Artë” në baza vullnetare.

Pozita e kësaj përmendore, para hyrjes në kampin Bondsteel,  dhe  frekuantimi i shumë ushtarëve amerikan po edhe i  qytetarëve ferizajas të cilët punojnë në këtë  kamp po u bie në sy lënja pas dore e këtij kompleksi.

Një qytetarë i fshatit sojevë  ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këtij kompleksi për të cilin thot se tani duket si një varr i lënë pasdore.

“Tani pas këtyre viteve ai vend nuk mirëmbahet fare (tani duket si nje varr i lënë anash). Ushtarët dhe punonjësit amerikan çdo ditë që dalin nga kampi e shohin ate vend të shkretë. Dhe shqetesimi im (dhe besoj i gjithë neve) është se duke tentuar që ti respektojmë udheheqësit amerikane dhe amerikanët në përgjithësi, ne (përkatësisht institucionet shtetërore, në këtë rast komuna e Ferizajt) është duke bërë të kunderten dhe po dalim shumë qesharak dhe të papërgjegjshëm” ka shkruar ky qytetarë në redaksinë e Ferizajpress.

Kështu dukej në vitin e parë

Kujtojmë se gjatë përurimit të këtij kompleksi dhe emërirmit të kësaj rruge kryetari i Gjilanit kishte thënë shumë fjalë miradie për djalin e nënkryetarit të SHBA-ve, Beau Bidenin , por si duket harroi se ky kompleks do të mbetet  pasqyrë e  kujdesit dhe respektit për shumë kohë dhe atë  para hyrjes së kampit të ushtrisë amerikane.

Se kush do ta marr në mbikqyrje këtë, Ministria e Infrastrukturës, e cila  merret më mirëmbajtjen e rrugëve regjonale apo Komuna e Ferizajt dhe e Gjilanit pritet të shihet.

http://ferizajpress.com/zharku-me-iniciativen-e-muharrem-svarqes/ 
http://ferizajpress.com/ferizaj-ndihet-mire-qe-nderon-bidenin/   

http://ferizajpress.com/sfarqa-ferizaj-neser-do-te-jete-qendra-e-vemendjes-boterore /  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img