24,10,2025

Zv. Ministri Grainca premton përkrahje për projektet me qëllim punësimin e të rinjve

Must Read

Zv. Ministri Mustafë Grainca sot ka vizituar “KAPUN”. “KAPUN” është një kompani virtuale e formuar në Qershor 2018 nga GIZ në bashkëpunim me të rinjtë nga Ferizaj. Objektivi i saj është të hulumtojë tregun e punës në Ferizaj si dhe mundësitë e trajnimit apo praktikës në biznese të ndryshme. Zyra e saj kryesore funksionon në ambientet e Shkollës Profesionale në Ferizaj “Qendra e Kompetencës”.

“Sot pata nderin të vizitoj, përfaqsuesit e GIZ-it Gjerman, si organizator të procesit implementues të projektit “Youth, Employment & Skills”, i konsideruar si projekt model, për të parë nga afër rezultatet e arritura, pasi që, sot ishte edhe dita përmbyllëse , e këtij projekti, i realizuar në Komunën e Ferizajt.

Rezultatet e prezentuara nga ana e shumë të rinjëve e të rejave, si staf i projektit, ishin tejet impresionuese, dhe me plot të dhëna të nevojshme, për të pasuruar edhe më tej proceset institucionale lidhur me uljen e nivelit të papunësisë në Komunën tonë.

Para përfaqsuesve të GIZ-it gjerman si dhe stafit të projektit, u zotova se do të ketë gjithmon përkrahje institucionale të të dy niveleve qeverisëse, për iniciativa e projekte të tilla. Gjithsesi, në këtë rast, dua të falenderoj qeverinë e komunës së Ferizajt, për mbështetjen e dhënë në procesin e realizimit të projektit në fjalë.

Krejt në fund, dua të i falenderoj, e në të njejtën kohë të inkurajoj , të gjithë bartësit e këtij projekti , për të vazhduar edhe më tej me projekte të tilla, të cilat në fokus kanë të rinjët e tanë, kanë punësimin dhe hapjen e perspektivës së tyre.” është shprehur z.Grainca për vizitën e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img