01,08,2025

Majko sherr me Ramën në parlament

Must Read

Ministri për Disaporën, Pandeli Majko nuk ka marrë pjesë në votimin e parlamentit për Teatrin Kombëtar.
Ai njihet si një nga zërat kundër prishjes së godinës ekzistuese, megjithëse nuk ka folur publikisht. Përpara se të niste votimi, Majko është larguar nga parlamenti.
Deputeti i PD-së Florian Mima tha në fjalën e tij se kreu i qeverisë e largoi Majkon nga salla, transmeton lapsi.al.  Deputetë të PD-së thanë se kanë parë Ramën që i bëri presion Majkos.
Sipas këtyre burimeve Rama i ka thënë i nervozuar: “Nëse nuk do të votosh, ik ne shpi. Mua mos me bej numra”. Pas këtyre fjalëve Majko doli i nervozuar.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një 63-vjeçar gjendet i vdekur në një vilë në Jezerc

Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një vilë private në fshatin Jezerc të Ferizajt. Rastin e ka konfirmuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img