Në një intervistë të botuar të mërkurën nga e përditshmja gjermane “Bild” ish-sulmuesi brazilian beson se Real Madridi është vendi i duhur që 26-vjeçari mund të përmirësohet edhe më shumë dhe do të ketë mundësi për të fituar trofe të rëndësishëm.
Rivaldo tha se nëse Neymar dëshiron të fitojë “Topin e Artë”, të dhënë nga organi qeverisës FIFA për lojtarin më të mirë të botës ai duhet të luajë për një nga klubet më të mëdha në botë.
“Në Paris Saint-Germain, me trajnerin e ri Thomas Tuchel, ai kurrë nuk do të shpallet lojtari më i mirë në botë”, tha Rivaldo.
46-vjeçari brazilian, i cili luajti në Spanjë për Barcelonën nga viti 1997 deri në vitin 2002, beson se transferimi i Neymar në “Santiago Bernabeu” do të ishte një ndryshim i rëndësishëm.
Must Read