16,09,2024

Kolonë e madhe në Merdare, pritja deri në dy orë (Foto)

Must Read

Deri në dy orë po presin udhëtarët në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, raporton Indeksonline.
Kolonat e gjata të automjeteve janë krijuar në mbrëmje ndërsa qytetarët në të dy anët e kufirit duhet të presin gjatë.
Sipas informacioneve zyrtare, kolona në hyrje është e gjatë 300 metra ndërsa në dalje 200.
Për dallim nga Merdarja, në pikat tjera kufitare gjendja është normale dhe nuk ka fare pritje.
Në sezonin e verës shtohet dukshëm numri i hyrje daljeve në pika të kalimit kufitar, mirëpo tani qytetarët mund ta përcjellin live gjendjen momentale në këto pika, në mënyrë që tu ikin sado pak kolonave të gjata./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img