11,09,2025

Bytyqi uron Delawie për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Must Read

Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi i ka dërguar një mesazh urimi ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Përmes këtij mesazhi, Bytyqi ka thënë se 4 Korriku është frymëzim për popujt e shtypur nga pushtues e diktatura që të ndjekin ëndrrën e lirisë.
Ky është urimi i tij:
Shkëlqesi e nderuar, zotëri Ambasador Delaëie,
Zonja dhe zotërinj, personel i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë,
Urime Dita e madhe e Pavarësisë së vendit Tuaj!
4 Korriku është frymëzim për popujt e shtypur nga pushtues e diktatura që të ndjekin ëndrrën e lirisë! Ashtu ishte edhe për popullin tonë, kur u ngritëm kundër tiranisë e gjenocidit të asaj kohe. Ndihma që Ju na dhatë në bërjen e lirisë, ashtu sikur se ne e mbajmë emblemë në kujtimin tonë, e po ashtu na bën ta ndjejmë e përjetojmë si diçka tonën të përbashkët, andaj ne urojmë me shumë shpirt e shumë zemër!
Ky komb falënderues të cilit ne i takojmë, nuk do të harrojë kurrë se liria jonë është një sfond i pasur amerikan dhe i botës së lirë të vlerave për lirinë popujve dhe demokracinë perëndimore.
I dashur Shkëlqesi, krahas urimit, ne duam të ju sigurojmë se duam që lirinë ta instalojmë në funksionalitetin institucional. Liria veç e deklaruar mbetet fatkeqësi e popujve! Urime juve Shkëlqesi, gjithë personelit tuaj dhe trupave tuaja ushtarake që janë kaq domethënëse për stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë me prezencën e tyre. Urime!
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img