08,09,2024

Zbulohet kodi i shkruar në kostumin e selektorit të Anglisë

Must Read

Thonë që fati vjen vetëm kur e kërkon, e këtë gjë duket se ka në mendje jo vetëm trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, sa u përket pritshmërive nga Botërori i Rusisë.
Anglia eliminoi mbrëmjen e djeshme Kolumbinë pas gjuajtjes së 11-metërshave, një arritje historike kjo për “Tre luanët”, jo thjesht sepse kalojnë një tur më shumë në këtë edicion, por sepse e bëjnë këtë përmes penalltive, prej të cilave nuk kanë parë hajër në të kaluarën, veç një rasti.

Por, fotoja që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale dhe mediet e huaja është ajo e veshjes së Southgate. Trajneri i Anglisë u shfaq me një kostum blu të errët, xhaketë mbi këmishë më të çelët, e sigurisht nuk mund të mungonte kravata, transmeton “TCH”.
Siç e ka vënë në dukje edhe tabloidi britanik “The Sun”, në të lexohet fare qartë, edhe pse kamerat ndoshta nuk e kanë fokusuar shumë: “It’s coming home”, apo “Po vjen në shtëpi”.
Një referim i qartë për atë që presin anglezët nga ky Botëror. Duan me çdo kusht trofeun më prestigjioz, si për të treguar edhe njëherë se futbolli u shpik prej tyre dhe trofeu meriton të prehet në shtëpinë e vet!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img