28,11,2024

86 fëmijë lypsarë në gjithë Kosovën, shumica e tyre nga Shqipëria

Must Read

Plani  Operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” realizuar gjatë muajit Qershor 2018,  është zbatuar në gjithë  territorin e Republikës së Kosovës, përfshire periudhën kohore  nga data 11.06.2018 deri me datë 30.06.2018, nga të gjitha njësitë e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ-së)  dhe akterët tjerë relevant si:  Prokuroritë  në rajonet përkatëse,  Qendrat për punë sociale,  Drejtoria për migrim dhe të huaj, Njësitë e Migrimit në kuadër të drejtorive rajonale të policisë kufitare dhe stacionet policore.
Gjatë realizimit të operacionit janë kryer këto veprime:
Fëmijë Lëmoshëkërkues të identifikuar ;
Shtetas të Republikës së Shqipërisë ( AL-se) ;            58
Shtetas të Republikës së Kosovës (RKS-së) ;               28
TOTALI:                                                                           86
Të gjithë të identifikuarit, fëmijë në situatë rruge  kane qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente që kane vërtetuar identitetin e tyre dhe  lidhjen familjare.
Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve  në situatë rruge i’u  është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshë kërkuesve dhe janë intervistuar  familjaret e tyre me qellim të identifikimit të Viktimave potenciale të Trafikimit me Njerëz dhe janë  trajtuar sipas Procedurave Standarde te Veprimit për Viktimat e Trafikimit me Njerëz.
Asnjeri nga ta nuk ka  rezultuar që të jenë Viktimë e Trafikimit me Njerëz,   kurse ndaj tyre  janë zbatuar  masat  e trajtimit  si me poshtë :
Shtetasit e huaj  janë dorëzuar  në  njësinë përkatëse, Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj dhe Njësive të Migrimit në drejtoritë rajonale të policisë Kufitare, që të  vazhdojnë me veprime  bazuar  në  Ligjin për të huaj.
Për Shtetasit Kosovar, në konsultim me Prokurorit përkatëse, janë inicuar 15 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të republikës së Kosovës dhe janë dorëzuar Kallëzime penale kundër Prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative në vend, në veçanti luftë e pakompromis do të realizohet ndaj të gjithë atyre që pretendojnë të keqpërdorin fëmijët dhe cenojnë të drejtat e tyre në çfardo mënyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img