06,06,2025

Jahjaga: Kosova duhet t’i vendos kushte Serbisë (Video)

Must Read

Për dialogun Kosovë-Serbi u deklarua sot edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila tha se ky proces duhet të vazhdojë, por jo pa kushte ndaj shtetit serb.
Jahjaga, në një intervistë për RTK-në, kërkoi që të zbardhet fati i të gjithë të humburve gjatë luftës, të dënohen kriminelët e viktimave të përdhunimeve dhe të kërkohet dëmshpërblim për krimet e shkaktuara nga regjimi serb mbi popullatën civile të Kosovës.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson se dialogu me Serbinë duhet të finalizohet, por jo pa kushte që duhen parashtruar Serbisë.
Ajo kërkon edhe nga shoqëria e  institucionet e shtetit, mbështetjen ndaj viktimave të përdhunimeve të luftës,  sidomos që ato të mbështetën në asketin psikologjik, social e moral.
Jahjaga shtoi se paqja e qëndrueshme arrihet vetëm me përmbushjen e kushteve nga Serbia, të cilat Kosova me të drejtë mund dhe duhet t’i kërkojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img