Kështu së paku ka deklaruar trajneri i ri i Bayern Munich, Niko Kovac.
Kovac që sezonin tjetër do t’i udhëheq bavarezët, sot ka bërë prezantimin zyrtar, ku ka folur edhe për të ardhmen e sulmuesit Lewandowski, që është përfolur për një largim.
“Nuk ka asgjë të re për Robert Lewandowskin. E kam telefonuar dhe ja kam treguar qëndrimin tim”.
“Jam duke shikuar për ta pasur atë në skuadër. Ai është një lojtar i madh, sulmues me klas botërorë dhe ka bërë shumë për këtë klub dhe do të bëj shumë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Kovac./Lajmi.net/
Must Read