03,07,2025

Deputeti i LDK-së i sugjeron partisë ta lëshojnë Kuvendin

Must Read

Duke marrë për bazë se tryezat e partive politike nuk po prodhojnë zgjidhje dhe datë të mundshme për zgjedhje të parakohshme, deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i ka propozuar partisë që ta lëshojë Kuvendin nëse mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë nuk hidhet në rend të ditës.
Në një postim në Facebook, Kelmendi ka shkruar se opozita tashmë e ka të qartë se nuk e ka paanshmërinë e presidentit i cili inicion ngritjen e mocionit nga vetë Qeveria, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Kelmendit:
Presidenti të inkurajojë Qeverinë për mocion ose LDK ta lërë Parlamentin
Qeveria dhe numrat real të saj!
Qeverisë për të qenë ligjore dhe e fuqishme, me besueshmëri, i nevojiten ti ketë 61 deputetë, nga 120 deputet sa ka parlamenti.
Sipas prezantimeve politike Qeveria aktuale ka shumë më pak numra se sa i nevojiten për të shtyrë procese të thjeshta dhe të mëdha. Andaj duke e parë se tryezat nuk po e nxjerrin rezultate dhe as afat për zgjedhje të parakoheshme, na mbeten vetëm dy mënyra të zgjedhjes ss kësaj çështjeje:
-Mocioni, mosbesimi të cilin mundë ta ngrisë opozita çdo herë kur edhe opozita i ka numrat e nevojshëm
-Kur Presidenti verën se pozita nuk i ka numrat dhe në këtë rast inkurajon qeverinë të kërkoj vet mocionin e mirëbesimit.
Opozita tashmë e ka të qartë se nuk e ka paanshmerinë e presidentit i cili inicon ngritjen e mocionit nga nga vet qeveria, që verifikon se a e ka shumicën në parlament, dhe nga ky realitet shuohim se kemi një qeveri vetqëndruese e cila po përdorë fuqinë politike të forcës dhe mosiniciativen e presidentit. Andaj nga kjo situatë rrjedhimisht partitë opozitare obligohen të veprojnë. Partitë opozitare, në këtë rast, së pari LDK-ja duhet të paraqesë platformën e mosprezencës në parlament deri ne momentin që pozita e vendos në rend të ditës mocionin e mosbesimit apo besimit qeverisës.
Dalja nga Parlamenti me këtë synim nuk paraqet dëm për asgjë, por veçse paraqet vendosmëri politike me mesazh të qartë se nukë duhet të mbështetet Qeveria e cila nuk e ka plotëfuqishmërinë e nxjerrjes së ligjeve dhe vendimeve.
Pas vendosjes se mocionit në votim atëherë opozita, me theks të veçant LDK-ja, do duhej të kthehej në parlament.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK /Indeksonline/
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img