Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar në rrjete sociale ndeshjet e ditës së sotme të Botërorit ‘Rusia 2018’. Ai me këtë rast ka ironizuar me dy futbollistët më të mirë, pra për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me rastin e eliminimit të kombëtareve të tyre, (Argjentinës & Portugalisë).
Pasi këta të fundit u eliminuan nga faza e 1/8-tës e botërorit nga Franca respektivisht Uruguaji, transmeton Indeksonline.
Kryeministri shqiptar ka postuar një fotografi në Facebook duke u tallur kështu me futbollistët në fjalë.
“Ku do i shohim ndeshjet te shpia ime apo e jotja?”, thuhet në shkrimin e fotografisë të publikuar nga Rama në Facebook.
Ndryshe, Messi së bashku me Argjentinën u eliminuan nga Franca me rezultat prej 4-3, ndërsa Ronaldo dhe ekipi i Portugalisë ndaj Uruguajit me rezultat prej 2-1./Indeksonline/
Must Read