28,08,2025

Ministri i AAK-së mohon se ka refuzuar pagën me rritje

Must Read

Mediat kanë raportuar sot se përveç Bedri Hamëz, disa ministra të tjera kanë refuzuar pagën me rritje nga Qeveria e Kosovës. Abelard Tahiri, Besim Beqaj e Rrusten Berisha thuhej se nuk kanë pranuar pagën me rritjë këtë muaj.
Zyrtarë të Ministrisë së FSK-së kanë thënë për Indeksonline se ministri Rrustem Berisha e ka pranuar rritjen e pagës, por se nuk e kanë proceduar këtë brenda kohës së caktuar për të marrë pagën këtë muaj më shumë.
“Respektojmë vendimin e Qeverisë së Kosovës. Pagën do ta marrim me rritje, por këtë herë nuk është proceduar me kohë, për shkak të disa procedurave” ka thënë një zyrtar i ministrisë së FSK-së për Indeksonline.
Vendimi për rritjen e pagave ka marrë tashmë edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila pavarësisht pretendimeve të opozitës nuk e kishte cilësuar atë si jokushtetues./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img