27,12,2024

Diplomati anglez, partive politike: Kontribuoni në fazën finale të dialogut

Must Read

Diplomati britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell iu ka bërë thirrje partive politike që të angazhohen në dialog.
Ai tha se vendi i tij mbështet çdo përpjekje të Mogherinit për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në krijimin e një marrëdhënieje të re dhe më të mirë.
“Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re. Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar O’Connell.
“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të bëjnë çka munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogu”, ka thënë ai në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img