Ekipi i të rinjve U9 të KF “Vizioni” kampion në turnirin “BALATON TROFEA” në Siofok të Hungarisë

Share

Ekipi i të rinjve U9 të KF “Vizioni” nga Ferizaj ka zënë vendin e parë në turnirin “BALATON TROFEA” i cili pu mbahet në Siofok të Hungarisë.
KF “Vizioni” nga Ferizaj po merr pjesë në turnirin “BALATON TROFEA” me tre ekipe të të rinjve, U9, U11, dhe U13.
Ekipi i të rinjve U9 ishte më I suksesshmi I cili arriti deri në finale, ku në duel me ekipin vendës
Siofok fitoi ndeshjen me rezultat 5:2 , për tu shpallë edhe Kampion i këtij turniri.
Në gjysmefinale të rinjtë e “Vizionit” mundën NK “Policanin 1921 me rezultat 4:2.
Ishte Erijon Topalli ai ii cili gjatë 6 ndeshjeve të zhvilluara dha hiq më pak se 24 gola.
Edhe trajnerët e klubit Qerim Shaqiri dhe Vigan Shaqiri janë ndarë të kënaqur me lojën të cilën kanë treguar këta të rinj në një konkurrencë të fortë me ekipet me traditë shumëvjeçare.

 

Të ngjashme: