20,10,2024

Nga fillimi i muajit korrik, moti nuk do ua prish pushimet në Shqipëri

Must Read

Korriku nuk do të zhgënjejë, së pari pushuesit. Java e parë e tij dominohet nga kthjellimet si edhe temperatura të larta, njofton Meteolb.
Sigurisht që pasditet do të kenë zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat malore ku priten rrebeshe të shkurtra por kjo nuk do të influencojë në fushën termike e cila do shënojë maksimume mbi 35°C.
Ditën e premte datë 29 qershor moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën perëndimore në orët e para të ditës, dhe sërish mesdita do të rikthejë rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.
Era do të jetë me drejtim jugperëndim (SË) me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 11/20°C
Zonat e ulëta 16/26°C
Zonat bregdetare 17/26°C

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img