Një sherr mes të rinjve në qytetin e Elbasanit ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona, A.Q, 19 vjeçar dhe F.T., 18 vjeçar, banues në këtë qytet.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta momentale, në ambientet e brendshme në një lokali, në lagjen “28 Nëntori”.
Dy të plagosurit, shokë me njëri tjetrin, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre ndërsa ky i fundit ka përdorur edhe thikën në përleshje e sipër, shkruan Top Channel.
Aktualisht dy të plagosurit janë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta të kryera nga grupi hetimor u bë identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është 19 vjeçari Q.P. banues në Elbasan, i cili tashmë është arrestuar.
Must Read