21,12,2025

“20 min”: Shqiponjat e Xhakës e Shaqirit nuk janë aspak politike

Must Read

Sipas specialistit për Ballkanin, Loic Tregoures, veprimi i lojtarëve të Zvicrës nuk paraqet asnjë kuptim politik.
“Veprimi i tyre kuptohet nga i gjithë populli shqiptar dhe paraqet shqiponjën e flamurit shqiptar. Nuk ka asnjë kuptim politik. Është një shenjë identiteti siç e kanë edhe vendet tjera. Nëse do ta bënin atë kundër Portugalisë apo Anglisë, për shembull, askush nuk do të prekej”, thotë ligjëruesi i Institutit Katolik të Parisit, transmeton Koha.net.
Mediumi më tej thotë se pas fishkëllimave nga fansat e Serbisë, disa nga të cilët bartnin fanella me imazhin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, lojtarët e Zvicrës kanë dashur t’u përgjigjen atyre provokimeve.
Për Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën është e vështirë të jenë neutralë kur dihet se babai i Xhakës ka qenë i burgosur politik nga Serbia.
“Është një veprim i bërë nën ndikimin e emocionit dhe historisë personale. Mund të jetë fatkeqe për shkak të tensioneve mes Kosovës e Serbisë, por për mua nuk është veprim politik. Meqenëse Kampionati Botëror është shumë i përhapur, veprimet e tyre ngjallën reagime. Por është një epifenomen në nivel diplomatik. Kjo nuk do ta ndryshojë situatën”, ka thënë Odile Perrot, drejtoreshë e Shkencave Politike dhe specialiste për Kosovën.
Tutje, mediumi zviceran në gjuhën franceze, përmend edhe përkrahjen që djemtë morën në Kosovë, nga i madh e i vogël – madje edhe duke mbledhur fonde për t’ua paguar gjobat.
Por, Tregoures thotë se ndonëse në Zvicër ka nga ata që janë hezitues ndaj shqiptarëve të Kosovës, në këtë rast i përkrahën.
“Edhe në Zvicër pari përkrahje për këta lojtarë. Është paksa qesharake sepse në Zvicër, është një pjesë e shoqërisë që janë shumë hezitues në raport me shqiptarët e Kosovës dhe emigrantëve në përgjithësi. Por në këtë rast, i përkrahim ata”, thotë ai.
Por, reagimet janë krejtësisht të kundërta në Serbi, ku u nxit një skandal diplomatik. Ndonëse Federata Serbe e Futbollit u gjobit me 46,780 euro nga FIFA për mesazhet diskriminuese nga fansat e tyre gjatë ndeshjes kundër Zvicrës, shqiponja vështirë të kapërdihet nga ta.
“Serbët pretendojnë se kjo shqiponjë i referohet ‘Shqipërisë së Madhe’ (bashkimi i të gjithë shqiptarëve të Ballkanit në një shtet). Por, kjo nuk është e vërtetë pasi këtë projekt nuk e përkrahin qeveritë aktuale”, vazhdon Odile Perrot.
Mirëpo, edhe serbët kanë një veprim polemizues që e kanë përdorur gjatë këtij Botërori. Kur Kolarov shënoi ndaj Kostarikës, ai ngriti tre gishtërinjtë (të madhin, treguesin dhe të mesmin).
“Në themel, ky gjest paraqet Trininë e Shenjtë. Por kjo u bë shenjë e tubimeve dhe e nacionalizmit të qartë në vitet e ’90-ta. Por Kolarov e madje edhe Gjokoviq, që i ngrit tre gishtërinjtë kur fiton ndonjë turne, nuk e bëjnë në atë kuptim. Thjeshtë e bëjnë për të dërguar një mesazh përkatësie përkrahësve serbë që e kuptojnë atë menjëherë. Por kjo ndodhi ndaj Kostarikës dhe askush nuk u shqetësua për të”, thotë Loic Tregoures, transmeton Koha.net.
Politike apo jo, të menduara apo jo, këto gjeste janë pjesë e historisë së trazuar të Ballkanit për dekada të tëra. Si në rastin kur një flamur shqiptar, i lidhur për një droni, aterroi në fushën e blertë gjatë ndeshjes mes Serbisë e Shqipërisë tetorin e vitit 2014. Pasojat: përleshje të mëdha dhe ndërprerje e ndeshjes.
Mirëpo, ekspertët e intervistuar nga “20minutes” kanë deklaruar se tashmë gjithçka ka kaluar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img