13,02,2025

Diskutohet për sfidat në reformën e Adminsitratës Publike

Must Read

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot mban tryezën e diskutimit me temë: “Sfidat në Reformën e Administratës Publike: Ku qëndron Kosova?”.
Kjo tryezë diskutimi fillon më ora 10:30, dhe synon të diskutojë ecurinë e zbatimit të Reformës në Administratën Publike, dhe të identifikojë arritjet institucionale, dështimet, dhe sfidat e hasura gjatë këtyre viteve.
Për më tepër, kjo tryezë do të reflektojë mbi pritjet dhe angazhimin institucional në zbatimin e kësaj reforme, që rrjedh si kriter kryesor nga agjenda evropiane.
Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantojë të gjeturat dhe rekomandimet e analizës së politikave me titullin: “Sistemi i politikë-bërjes në Kosovë: Një pikëpamje mbi sfidat sistematike dhe drejtimet potenciale të reformës”. Gjithashtu, ky diskutim do të reflektojë mbi koordinimin ndërinstituticional dhe rëndësinë e këtij dimensioni në implementimin efikas të reformës në administratën publike.
Panelistë do të jenë Mahir Yagcilar – Ministër, Ministria e Administratës Publike, Fatmir Gashi – Zëvendësministër, Ministria e Financave, Besnik Tahiri – Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, Zyra e Kryeministrit, Venera Hajrullahu – Drejtoreshë Ekzekutive, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Albana Rexha – Hulumtuese nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Në lagjen "Toska" në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori mobiljesh dhe një shtëpi janë kapluar nga zjarri. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img