24,02,2025

Veseli: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Must Read

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka falënderuar institucionet e BE-së për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Veseli thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por këtu nuk përfundon obligimi.
Ai ka shtuar se në këta muaj vendimtarë, duhet të vazhdohet me përmbushjen e agjendës evropiane, derisav komunikimi me të gjitha institucionet e BE-së dhe çdo mekanizëm tjetër ndikues në këtë proces duhet të intensifikohet, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Falënderoj institucionet e Bashkimit Europian, eurodeputetët, për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Institucionet e Kosovës nuk duhet ndalur punën deri në përmbushjen e së drejtës themelore dhe meritore për të lëvizur lirshëm në Evropë.
Si Kuvend, kemi filluar një iniciativë që ka gjetur mbështetje nga institucionet e vendit dhe nga shtetet anëtare të BE-së.
Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, por këtu nuk përfundon i gjithë obligimi ynë.
Në këta muaj vendimtarë, ne duhet të vazhdojmë përmbushjen e agjendës sonë europiane, ndërsa komunikimi me të gjitha institucionet e BE-së dhe çdo mekanizëm tjetër ndikues në këtë proces duhet të intensifikohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img