17,12,2025

Dhurata Hoxha në Bruksel nënshkroi një marrëveshje në vlerë 187 milionë euro

Must Read

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Bruksel, ka nënshkruar marrëveshjen me programin “Evropa për qytetarët”, me Znj. Paraskevi Michou, Drejtore e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi e Komisionit Evropian. Vlera e programit është 187 milionë euro.
Sipas Ministres Dhurata Hoxha, programi do të jetë shumë i mirëseardhur për të rinjtë tanë, sepse nëpërmjet tij, rrit ndërgjegjësimin për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane, inkurajon pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve në nivelin e BE-së, duke zhvilluar kuptimin e qytetarëve për procesin e bërjes së politikave të BE-së dhe duke promovuar mundësitë për angazhim shoqëror dhe ndërkulturor dhe vullnetarizëm në nivel të BE-së.
Ministrja Hoxha, theksoi se prioritetet specifike janë “Angazhimi Demokratik dhe pjesëmarrja qytetare”, si fushë që përfshin Debatin e së ardhmes së Evropës dhe sfidimin e euroskepticizmit, Promovimi i solidaritetit në kohë krizash, Nxitja e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, Luftimi i stigmatizimit të emigrantëve dhe grupeve minoritare si dhe Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore 2018./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img