Tifozët tunizian kanë befasur me videon e tyre të fundit, e cila është shperndarë më të shpejtë nëpër rrjetet sociale, kryesisht në facebook dhe instagram.
Ata kanë brohoritur ” Do ta bëjmë Rusinë Kosovë”, transmeton Albanienshow.
Kjo gjë i ka irrituar në masë të madhe tifozët rusë dhe ata serbë, kur kujtojmë edhe faktin se klubi serb i mori dy gola nga futbollistët që ishin pikërisht nga Kosova.
Vlen të përmendet se gjatë ditës së sotme FIFA u ka shqiptuar gjobë prej 25 mijë dollarëve tre futbollistëve të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe kapitenit Stephan Lichtsteiner për festën e tyre me shqiponjë, Albanienshow.
Gjestit të festës me shqiponjë i kanë dalë mbështetje edhe shumë futbollistë dhe tifozë në tribunat e stadiumeve në Rusi. NJë gjest të tillë e bëri sot edhe futbollisti nga Arabia Saudite, Salem Aldaësari, i cili festoi me shqiponjë goline tij ndaj Egjiptit. /Albanienshow