21,04,2025

“Edhe Labinot Tahiri mund t’i bjen pishman për kalimin në VV, sikur Agim Bahtiri”

Must Read

Gazetari, Mefail Bajqinovci ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, rreth kalimit të mundshëm të deputetit Labinot Tahiri, nga AKR, në Vetëvendosje, njofton Gazeta Blic.Ai ka thënë se edhe Agim Bahtiri ka shqyrtuar mundësinë e daljes nga AKR në VV, mirëpo nuk e ka braktisur AKR-në. Sipas Bajqinovcit, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Labinot Tahirin, i cili mund t’i bjen pishman për një kalim të tillë.Për më shumë, shkrimi i plotë i Mefail Bajqinovcit:

 

Agim Bahtiri “legjenda” ishte duke e shqyrtuar mundësinë e daljes nga AKR-ja për në VV, por nuk doli dhe mbeti nê AKR.
Mos të harrojmë se Agim Bahtiri është i vetmi që e din datën kur hapet ura e “Ibrit” edhe pse po bëhen 5 vjet që nuk u hap por Gima del çdo tre muaj deklaron se vetëm aj e din.

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri paska deklaruar se do dal nga AKR-ja, ndoshta i bjen pishman edhe ky sikur Agim Bahtiri kolegu i partisë që e din kur hapet ura e “Ibrit” çdo tre muaj dhe del nga AKR-ja sa herë idhnohet me “Bacin”

Për kalimin e tij në Vetëvendosje, është prononcuar vetë deputeti Labinot Tahiri për “Gazeta Blic”.

“Arsyeja është që unë nuk kam qenë një person që me mbete vetëm në opozitë ose në pushtet, unë nuk jam njëri prej tyre. Në momentin që unë i shoh rrethanat ndryshe, unë duhet me reflektu sepse mua votën ma kanë dhënë qytetarët dhe as Behgjeti, as Ramushi as Hashim Thaçi.  Kështu që unë kur i shoh gjërat që nuk janë duke shkuar mirë, unë ndërmarrë hapa të tjerë. P.sh në parti ka deputetë të tjerë që pyeten e jo ata që i ka Behgjeti në parlament i ka disa deputet, ai përreth që i kryejnë punët e tij, p.sh në aspektin e çdo gjëje që ka partia, ndërsa ne deputetët e tjerë neglizhohemi sepse më nuk i duhemi derisa kur na kërkonte të mos ta hedhim votën për koalicionin PAN, ka deklaruar Tahiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prokuroria: Motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Policia e Kosovës në aksionin e zhvilluar sot në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img