30,11,2024

Në pritje të rekomandimit për heqjen e vizave

Must Read

Këtë javë pritet të publikohet raporti i Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Qeveria dhe analistët presin rekomandim pozitiv, ndërsa thonë se vendimmarrja brenda BE-së të mos përfundojë deri në fund të vitit.

Komisioni Evropian gjatë kësaj jave pritet ta japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Qeverisë së Kosovës dhe njohësve të integrimeve raporti i KE-së do të jetë pozitiv, megjithatë ata thonë se deri te vendimi për heqjen e vizave mund të shkojnë edhe gjashtë muaj të tjerë, shkruan më tutje “Zëri”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë javës së kaluar ka bërë të ditur që Komisioni Evropian më 28 qershor të këtij viti do të tregojë nëse Kosova ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizimin e vizave.

Ndërsa, zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të publikohet ky raport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img