27,04,2024

Drejtoria e pronës e vendosur për transparence komunale

Must Read

Ferizaj.21.06.2018.Drejtori i Drejtorisë së pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, në konferencën e sotme për media ka njoftuar me sukseset, por edhe sfidat e kësaj drejtorie.

Sipas tij gjatë kësaj periudhe qeverisëse ,për herë të parë është bërë publike lista e pronave komunale, gjegjësisht pasurinë komunale, listë kjo që është punuar nga komisioni përkatës komunal mirëpo që deri më tani nuk është publikuar.
“Më lejoni të theksoj se publikimi i kësaj liste ka qenë edhe zotim i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu në fushatën zgjedhore dhe po ndodh për herë të parë në komunën tonë.
Në kuadër të riorganizimit me qëllim rritjen e sigurisë në procesin e ndarjes së pronës komunale Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit ka marr edhe një kompetencë shtesë, atë të verifikimit të pronave komunale dhe dhënien e tyre në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë; Përkitazi me këtë ne kemi formuar një komision komunal të përbërë nga anëtarë të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile që të garantojmë proces plotësisht transparent dhe llogaridhënës të dhënies së pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër”, është shprehur drejtori Murseli.

Drejtori Murseli, është shprehur se në funksion të transparencës dhe përmbushjes së zotimit të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për herë të parë është publikuar edhe lista e pronave komunale të uzurpuara, procedimin e së cilave tashmë i takon ta bëj ex officio Prokuroria Themelore.
“Në këtë rast, më lejoni të theksoj se si drejtor i drejtorisë së pronës, gjeodezisë dhe kadastrit, kam marr vendim që të verifikohen të gjitha pronat e uzurpuara komunale dhe përkitazi me këto kemi zhvilluar procedurat e parapara sipas ligjeve në fuqi për pronësinë publike. Natyrshëm, në listën e sukseseve tona të arritura gjatë kësaj faze të qeverisjes nuk mund ta lë pa përmendur edhe standardin e ri që kemi vendosur në procedimin e shpejt të lëndëve, gjegjësisht ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, kërkesa këto që pak kohë më parë nuk janë proceduar dhe përfunduar me kohë, sipas afateve ligjore”, tha i pari i Drejtorisë së pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli.

U tha se ndër telashet më të mëdha me të cilat është ballafaquar drejtoria kanë qenë shpronësimet, gjegjësisht borxhi i grumbulluar ndër vite dhe i pashlyer për pronat e shpronësuara nga Komuna e Ferizajt.

Për me tepër ndiqni konferencë për media të drejtorit Sabri Murseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img