11,09,2025

KRM “Pastërtia” me kujdestari gjatë festës së Fitër Bajramit, kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Must Read

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me rastin e Festës së Fitër Bajramit me datë 15.06.2018 (e premte) KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, do të operojë me ekipe kujdestare dhe atë vetëm në tri rrugët kryesore të qytetit si: Rr. ”Dëshmorët e Kombit” , Rr. ”Ahmet Kaqiku” dhe Rr. ”12 Qershori”.
Shërbimi i grumbullimit dhe bartjes së mbeturinave nga KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, do të bëhet nga ora 08:00 deri në ora 12:00, ndryshim i orarit vlen vetëm me rastin e Festës së Fitër Bajramit.
KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët me ekipet kujdestare të Kompanisë për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave dhe respektim të orarit të planifikuar.
Urime Festa e Fitër Bajramit!
Me respekt,
KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img