04,05,2024

Shoqata “Miqtë e Amerikës” nderon me mirënjohje kompaninë “Kosova Model”

Must Read
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka nderuar me Mirënjohje  kompaninë “Kosova Model” për kontributin e dhënë në kompletimin e shtëpisë në fshatin Konjuh të Lipjanit.
Kompania “Kosova Model” në shumë raste ka dhënë kontribut humanitar për nevojtarët edhe në ndërtim të shtëpive.

“Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e 14 vjetorit të themelimit të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, e vazhduam iniciativën që mediumeve informative dhe disa personaliteteve që na kanë përkrahë me ua nda nga një dhuratë modeste.

Sot, një delegacion i shoqatës “Miqtë e Amerikës” ia dorëzoi z. Pajtim Sopaj në emër të “Kosova Model”, Koshare, një Mirënjohje për përkrahjen që na kanë dhënë me vendosjen e dyerve në shtëpinë që e kemi ndërtuar donacion në fshatin Konjuh -Lipjan” thuhet në njoftimin e  Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img