Në kuvendin e mbajtur të Nismës Socialdemokrate, dega në Ferizaj, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar I degës për katër vitet e ardhshme.
Nisma Socialdemokrate pas një aktiviteti të ngjeshur në formimin e nëndegëve në komunën e Ferizajt sot ka mbajtur kuvendin zgjedhor ku me kryetarit të deritashëm,Besnik Berisha, unanimisht është dhënë besimi që të jetë kryetar I këtij subjekti politik,dega në Ferizaj edhe për katr vitet e ardhshme.
Në këtë kuvend në të cilin morën pjesë rreth 250 delegat i pranishëm në këtë Kuvend pune ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ky i fundit tha se për Nismën në Ferizaj sot është ditë festë, por edhe për Nismën në përgjithësi. Ai shprehi mirënjohje për kryetarin e Degës dhe për themeluesit e Nismës, por edhe për gratë dhe burrat në Ferizaj për angazhimin që kanë dhënë në mënyre që filozofia politike e Nismës të zgjerohet në çdo familje në Ferizaj.
“Rrugëtimi i Nismës në këto katër vjet nuk ishte i lehtë dhe me shumë vështirësi, por ne ishim të vendosur për ta shpërndarë vizionin tonë socialdemokrat anekënd vendit. Nisma Socialdemokrate është këtu falë përkushtimit për të punuar dhe vendosmërisë tonë pavarësisht vështirësive dhe besimit. Ne kemi besuar në atë që po bëjmë”, ka thënë Limaj
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Ferizaj, Besnik Berisha ka thënë se Nisma në Ferizaj po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Ai ka thënë se njerëzit po i besojnë Nismës pasi është dëshmuar si parti që e mbanë fjalën. Ai ka thënë se njerëzit po e përqafojnë programin socialdemokrat të Nismës.
Berisha ka thënë se dega e Nismës në Ferizaj është shtrirë kohëve të fundit më të madhe në qytetin e Ferizajt. Ai u zotua se pas katër viteve, Ferizajn do ta qeverisë Nisma.