14,05,2024

Projekte të shumta u realizuan për gjashtë muaj në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami në një konferencë për media ka bërë të ditur sukseset dhe sfidat që është ballafaquar ky sektor për këta muaj. Ai ka thënë se projekt shumë më rëndësi i cili do të realizohet ka qenë edhe marrja e vendimit për caktimin e vend gjuetisë në territorin e Komunës së Ferizajt.

Drejtori Bajrami, po ashtu ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe procedura për shpërndarjen e subvencioneve nga më të ndryshmet nga kjo drejtori siç ishte shpërndarja e farës së misrit, shpërndarjen e fidanëve të arrës, ku përfitues kanë qenë 30 pemëtarë me ka 50 ari për secilin ndërsa i është shpërndarë edhe sistemi i ujitjes pikë-pikë. Ai tutje është shprehur se tash për tash po vazhdon montimi i serave tek fermerët përfitues, ndërsa ka shtuar se janë bërë investime edhe në shkollën e mesme të të agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Kjo Drejtori ka arritur të bëjë edhe marrëveshje me organizata të ndryshme joqeveritare dhe po implementohen projekte të rëndësishme në kuadër të kësaj drejtorie dhe në këtë sektor.
Për më tepër ndiqni videon e plotë të konferencës për media.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img