Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, shefi i kabinetit të ministrit të shëndetësisë, Ardian Ferizi dhe drejtorë, Lulzim Aliu dhe Arbër Bytyqi e zyrtarë komunal kanë pritur një delegacion investitorësh anglez të kryesuar nga legjenda e futbollit anglez, Brian Deane të cilët qëndruan në Ferizaj për të parë nga afër mundësitë që ofron vendi ynë, qyteti i Ferizajt, në zbatimin e projekteve strategjike në fushën e ekonomisë.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast falënderoi investitorët anglez dhe legjendën e futbollit anglez, Brian Deane që kanë parë mundësinë e investimeve në vendin tonë.
“Qeverisja ime ka përkrah miq vullnetmirë dhe investitorë serioz që synojnë t’i japin një nxitje të re ekonomisë vendore në përgjithësi e asaj ferizajase në veçanti. Po harmonizojmë mundësitë dhe kërkesat e tregut, lehtësirat që ne ofrojmë, që ky investim të ndodh së shpejti në vendin tonë dhe jam pafund, falënderues e mbështetës i këtyre iniciativave që Ferizajn e Kosovën ta faktorizojnë edhe më shumë në fushën e ekonomisë” theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Synimet e investimeve të këtij grupi të biznesmenëve anglez shtrihen jo vetëm në territorin e Ferizajt por edhe më gjerë, në favor të zhvillimit ekonomik dhe punësimit të të rinjve.