15,10,2025

Policia konfirmon aksidentin në magjistrale, katër të lënduar

Must Read

Aksidentin e ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shkup e ka konfirmuar për FerizajPress edhe zëvendësi i Policisë në Ferizaj, toger Agim Gashi.

“Janë 4 të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë menjëherë në institucionet shëndetësore në Kaqanik. Të lënduarit janë duke u trajtuar dhe policia po merret me rastin.” tha toger Agim Gashi për FerizajPress.


Në magjistralen Ferizaj-Shkup rreth 5 km afër Hanit të Elezit ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Sipas raportimeve nga lexuesit nga vendi i ngjarjes, ka të lënduar të cilët janë dërguar me vetura private në institucionet shëndetësore.

Shkaktari i aksidentit mësohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë në rrugë.

Rruga ende është e bllokuar dhe raportohet që Policia e Kosovës ka arritur në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin./FerizajPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img