10,09,2025

Udhëheqja e LDK-së, nëndega në Slivovë kalojnë në AAK

Must Read

Dega e AAK-së në Ferizaj përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të gjitha strukturat udhëheqëse nga nëndega e LDK-së në fshatin Slivovë kanë kaluar në AAK, dega në Ferizaj.
Me këtë rast kreytari I degës së AAK-së në Ferizaj,Xhavit Zariqi ka falënderuar të sapo aderuarit në AAK që kanë zgjedhë këtë subjekt politik për të vazhduar aktivitetin e tyre politik.

Ky është njoftimi i plotë i degës së AAK-së për aderimin e strukturave të nëndegës së fshatit Slivovë në AAK.

Të dashur qytetarë, simpatizantë dhe aktivistë të AAK-së, kemi kënaqësinë e veçantë të ju njoftojmë se të gjitha strukturat e Nëndegës së LDK-së në Fshatin Slivovë kalojnë në Nëndegën e AAK-së në Fshatin Slivovë.

Mirëseardhje strukturave të LDK-së të Fshatit Slivovë i uroj Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, njëherit zv.Ministër i Zhvillimit Ekonomik z.Xhavit Zariqi, ku i falënderoj të pranishmit që zgjodhën Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK është subjekt politik i hapur për të gjithë qytetarët, të gjithë do të kenë hapësirë të mjaftueshme të veprimit me qëllim që idetë dhe mendimet e tyre të realizohen.

AAK dega Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img