19,11,2024

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, ja sa kushton litri

Must Read

Një litër naftë në pikat e derivateve në Kosovë kushton 1.13 euro.Benzina një cent më shtrenjtë.
Ky është çmimi i fundit me të cilin të premten po tregtohet ky produkt në vend. Për dallim nga ditë më parë, diferenca në çmimin e shitjes me pakicë është më e lartë për afro 10 euro cent, shkruan Infokusi.
Kjo pasi, një litër naftë kushtonte 1.04 euro, ndërsa benzina shitej me 1.05 euro.Në Kosovë, çmimi i derivateve vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht se në tregun ndërkombëtarë të premten “ari i zi”, siç njihet ndryshe ky produkt ka shënuar rënie, shkruan Infokusi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.17 për qind dhe u tregtuan me 70.59 dollarë amerikanë për fuçi.Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, ranë me 0.23 për qind dhe u tregtuan me 78.61 dollarë amerikanë për fuçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img