27,04,2024

Përkujtohet Dëshmori i Kombit, Rexhep Demiri

Must Read

Mëngjesin e sotëm, Kryetari i Ferizajt, i shoqëruar edhe nga drejtorë të drejtorive komunale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, bashkëluftëtarë dhe dhjetëra qytetarë, kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në përkujtim të rënies së dëshmorit Rexhep Demiri.

Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se përkujtimi për Dëshmorët e Kombit, është homazh për sakrificën e brezave për lirinë e Kosovës dhe se amaneti i tyre po jetësohet përmes forcimit të Republikës sonë dhe zhvillimit tonë të përgjithshëm shoqëror.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi tha se këto ditë përkujtimi për dëshmorët janë ditë krenarie dhe dhimbje, por se të gjithë duhet të jemi krenar për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën që sot të jetojmë të lirë, pa prangat e pushtuesit gjakatar serb.

Edhe babai i Dëshmorit të Kombit Rexhep Demiri, Shefki Demiri tha se ndihet krenar për jetën dhe veprën e të birit dhe se falënderon gjithë shokët, drejtuesit e institucioneve lokale e qendrore për prezencën e tyre sot në homazh, duke nderuar jo vetëm familjen por edhe gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në përmbyllje u vendosën kurora lulesh duke u përkulur para lapidarit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img